Transmetuar më 24-06-2022, 08:34

Fier- Përplaset nga makina, vdes 15-vjeçari.

Policia e Fierit arrestoi në flagrancë E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur të miturin 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

15-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.