Transmetuar më 24-06-2022, 09:47

LEZHË- Aksident në fshatin Tresh të Lezhës.

Një mjet u fut në brendësi të një lokali duke goditur një qytetar i cili ishte ulur dhe po pinte kafen e mëngjesit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 në rrugën e vjetër nacionale Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh.

Mjeti tip “Volksvagen” i drejtuar nga një mësuese, humbi kontrollin dhe përfundoi në ambientet e lokalit.

Mësuesja, e cila sapo ishte pajisur me leje drejtimi, i kishte marrë automjetin një kolegut të saj dhe sapo ka dalë në rrugë, ka humbur kontrollin e makinës, në të cilën udhëtonin dhe persona të tjerë si pasagjerë. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, ku dha sqarimet e saj rreth ngjarjes e më pas u la e lirë.