Transmetuar më 24-06-2022, 10:54

Greqi- Një ngjarje tragjike ka tronditur Greqinë sot në mëngjes kur u mësua fakti se një burrë 55-vjeçar kishte masakruar me thikë gruan e më pas njoftoi djalin. Në foto shihet gruaja dhe burri vrasës.

Mediat greke bëjnë me dije se 55-vjeçari, pasi ka vrarë gruan, ka goditur veten me thikë në gjoks dhe ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar duke i thënë: " Të vrava nënën!"!

I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte vrarë nënën e tij. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe pa nënën e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.

Pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe, teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në plazhin Thymari, ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe nën monitorimin e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e krimit që priten të zbardhen nga policia dhe grupi hetimor.