Transmetuar më 24-06-2022, 12:20

Pogradec- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në banesë, në lagjen nr. 1, Pogradec.

Policia dyshon se H. Ç., 83-vjeç, është vetëvarur.

Nga deklarimet e marra prej familjarëve mësohet se i moshuari vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (noa.al/M.D)