Transmetuar më 24-06-2022, 12:59

Tiranë- Vihet në pranga një  27- vjeçar pasi përndiqte një shtetase dhe e shantazhonte, që t’i jepte para për mospublikimin e disa fotove dhe videove.

Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Klevis Kodra, i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (noa.al/M.D)