Transmetuar më 24-06-2022, 13:34

INDI- Dasma kthehet në tragjedi. Dhëndri vret aksidentalisht shokun e tij.

Manish Madheshia vrau me armë mikun e tij të ushtrisë në ceremoninë e dasmës në veri të Indisë.

Policët konfirmuan se viktima është Babu Lal Yadav, 35 vjeç, i cili kishte marrë leje për të qenë pjesë e ditës më të rëndësishme të mikut të tij.

Sipas Daily Mail, në pamjet e publikuara duket momenti kur dhëndri tepër i emocionuar mer armën në dorë në fillim gjuan në ajër pastaj e drejton aksidentalisht drejt shokut të tij.

35-vjeçari u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Policia arrestoi dhëndrin dhe sekuestroi pistoletën, ndërkohë të ftuarit në dasëm u morën në pyetje.