Transmetuar më 24-06-2022, 15:40

Kosovë- Policia e Kosovës në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonalë me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, janë kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: – Armë zjarri (pistoleta), pesë (5). – Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) , – Sasi e municionit, – Thika, 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, – Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme, – Mulli për bluarje të marihuanës 6 copë, – Shufra metali, 4 copë, – Elektro shok, 1 copë.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici, dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt. -Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë (marihuanë) dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt, shkruan Express.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla, thuhet në deklaratën e policisë.