Transmetuar më 24-06-2022, 17:51

KOSOVË- Policia e Ferizajt ka zhvilluar një operacion pranë shkollave të komunës, ku edhe ka sekuestruar nga nxënësit mjete të shumta të rrezikshme.

Janë gjetur dhe konfiskuar: 5 pistoleta; 2 armë të gjata gjysmë automatike; municion; 40 thika kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme; 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme; 6 mulli për bluarje të marijuanë; 4 Shufra metali; një elektroshok.

Policia shton se janë ndaluar dhe shoqëruar në Komisariat, 40 persona me dyshimin se kanë përdorur drogë narkotikë dhe ndaj kanë nisur hetimet në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt. E po ashtu, janë ndaluar dhe shoqëruar në Polici edhe 20 persona me dyshimin se kanë shitur marihuanë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Ndër të tjera, Policia ka bërë me dije se aksioni “Siguria në Shkolla 2022” do të vazhdojë edhe në shtator me kthimin e nxënësve në shkolla.