Transmetuar më 24-06-2022, 18:45

Rusi- Së fundmi është publikuar një video që thuhet se tregon sesi një raketë e hedhur nga mbrojtja ajrore e Rusisë u kthye në “bomerang”.

Raketa u kthye 180 gradë pasi ishte lëshuar dhe u përplas thuajse në të njëjtin vend prej nga u lëshua.

Videoja raportohet të jetë filmuar në orët e para të këtij mëngjesi në qytetin Alchevsk, rreth 55 milje në jug të Severodonetsk-ut, ku po bëhen luftime të ashpra.

Shkaku i mosfunksionimit nuk është i qartë, ndërsa disa kanë spekuluar se problemi mund të ketë ndodhur për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur. (noa.al/M.D)