Transmetuar më 25-06-2022, 12:46

Rusi- Autoritetet ruse kanë hequr një flamur të Polonisë nga një memorial për mijëra polakë të vrarë nga Bashkimi Sovjetik në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Moskës dhe Varshavës për shkak të luftës në Ukrainë.

Kryetari i bashkisë së qytetit Smolensk konfirmoi heqjen e flamurit të premten në mbrëmje, duke shpërndarë një foto që tregon flamurin rus duke u valëvitur i vetëm në hyrje të memorialit Katyn.

Memoriali i Katynit u ngrit për të përkujtuar 25,000 polakët e masakruar me urdhër të Josif Stalinit në një pyll afër Smolenskut në vitin 1940. Për dekada, Bashkimi Sovjetik mohoi se kishte qenë pas masakrës, duke akuzuar nazistët për krimin, përpara se të pranonte të vërtetën në vitin 1990 . (noa.al/M.D)