Transmetuar më 25-06-2022, 14:17

GREQI- Shisnin mish mbi banak e kokainë poshtë tij, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi.

Policia greke ka zbuluar një bazë droge në një dyqan mishi dhe kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë. Mediat greke raportojnë se trafikantët shqiptarë fshiheshin me biznesin e vendosur në qendër të Athinës, në zonën e madhe tregetare “Barbakios”.

Policia gjeti dhe sekuestroi në këtë dyqan 5 kg 775 gram marijuane, 70 gram kokaine, 11 mije 355 euro, 3 celulare dhe 1 peshore elektronike. Në pranga ranë katër shqiptarë të moshave nga 26, 35, 38 dhe 48 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije nga mediat greke.

Njëri prej shqiptarëve, konsiderohet kreu i grupit, i cili ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2012 për grabitje dhe akuza të lidhura me drogën.

Një hetim i gjërë ka nisur për të zbuluar rrjetin.