Transmetuar më 25-06-2022, 20:28

KOSOVË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Mediat e Kosovës shkruajnë se rreth orës 15:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rinia”, në Prishtinë ku për pasojë është plagosur një person. I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që janë vënë në pranga tre persona.

Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj janë arrestuar dhe po merren në pyetje pasi dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar: një armë të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar; Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe një copë fishek të kalibrit të njëjtë.

Thellimi i hetimit policor me synim , identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve ka rezultuar me kapjen e tyre nga ana e policisë dhe për rrjedhojë me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit tre të dyshuarit e përfshirë në rast; Sh. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,A, A mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,S. A, mashkull, 30 vjeç, shtetas i huaj, janë dërguar në mbajtje në dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.