Transmetuar më 25-06-2022, 21:17

Itali- Kokainë e fshehur në vezë plastike, arrestohet 19-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali.

Ai u vendos në pranga nga policia e komandës së stacionit Marsciano këtë të shtunë.

Djali është pikasur në një makinë në zonën e Spinës, teksa po kryente manovra të dyshimta. Pasi u ndalua nga efektivët e policisë, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në një total prej gjashtëmbëdhjetë gramë.

I riu shqiptar kishte në xhep edhe 400 euro të ardhura nga shitja e drogës sipas policisë. I arrestuar, duke ndjekur rrugën direkte, u dënua me dy vjet burgim dhe 3000 euro gjobë.