Transmetuar më 25-06-2022, 23:14

Itali- Përleshje me thika mes tre shqiptarësh në Venecia.

Sipas dëshmive, dyshohet se personat e përfshirë në sherrin ku u përdorën edhe armët e ftohta, janë trafikantë droge.

Sherri është zhvilluar përballë një turme kalimtarësh, turistësh dhe banorësh.

Autoritetet italiane kanë sqaruar se fillimisht dy persona kanë sulmuar të tretin, i cili duke tentuar të shpëtonte është hedhur në ujë.

Policia italiane bën me dije se ai është plagosur me thikë dhe është shtruar në spital, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë dy personat e tjerë janë arratisur.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, të alarmuar nga raportimet e dëshmitarëve të shumtë.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.

Burimi: https://www.ilgazzettino.it/nordest/venezia/accoltellamento_rissa_aggressione_rio_marin_ferito_chi_e_cosa_e_successo-6775735.html