Transmetuar më 25-06-2022, 23:20

Ndarja nga Shakira duket se do t’i kushtojë shumë Pique.

Lojtari i Barcelonës thuhet se do të shpallet një person i padëshiruar, ‘non-grata’ në Kolumbi, vendin e origjinës së këngëtares.

Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.

Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.