Transmetuar më 25-06-2022, 23:39

KOSOVË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Specialisti i kardiologjisë, B.G u kërcënua me jetë në kohën kur ishte duke kryer shërbime për pacientë.

SHSKUK-ja e ka dënuar kërcënimin ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.

“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Ende nuk dihen arsyet e këtij kërcënimi.

Ngjarja po hetohet dhe pritet zbardhja e saj.