Transmetuar më 26-06-2022, 10:00

Elbasan- Hidhet nga kati i tretë i pallatit një i ri në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar në lagjen “Haxhias” në këtë qytet.

Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte H. H., 29 vjeç.

I riu u dërgua në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punen për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.