Transmetuar më 26-06-2022, 15:42

Tiranë- Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën shtetërore. Mësohet se nga 29 829 maturantë në total që kanë kryer provimin kanë ngelur 1729 prej tyre. Notën maksimale, 10.00 e kanë marrë 234 maturantë.

“Në provimin e matematikës, të cilin e kryen në total 29829 maturantë. 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.“, thuhet në njoftim..

Pak ditë më parë dolën rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Nga 29 731 maturantë në total që kanë kryer provimin, ngelën 383 prej tyre. Notën maksimale e morën vetëm 4 maturantë.