Transmetuar më 26-06-2022, 17:53

Elbasan- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 16-vjeçare është gjetur e pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”, ku 16-vjeçarja është e pajetë nga familjarët.

Mësohet se e reja ka vrarë veten, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar adoleshenten drejt këtij akti të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (noa.al/M.D)