Transmetuar më 26-06-2022, 20:14

VALBONË- Katër turistë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar sot në Valbonë. Ata janë ndarë nga grupi që i shoqëronte dhe kanë ngatërruar rrugën.

Pas kësaj ata dhanë alarmin ‘sos’ për policinë. Policia ka lokalizuar dhe gjetur turistët.

Aktualisht, 2 të dëmtuarit po transportohen me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore. (noa.al/M.D)