Transmetuar më 26-06-2022, 22:02

VLORË- Përfshihet nga flakët një kabinë elektrike në Vlorë.

Mësohet se kabina pranë qendrës historike të qytetit, është shkrumbuar nga flakët, duke lenë gjithë zonën pa energji elektrike.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe policia

Flakët janë vënë nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet ngarkesa për shkak të vapës dhe kondicionerëve.