Transmetuar më 26-06-2022, 23:39

Janë bërë katër muaj që çmimet e naftës, benzinës dhe gazit për automjetet janë rritur drastikisht, duke shkuar nga rreth 160 lekë që ishin deri në shkurt në mbi 260 lekë aktualisht.

Kjo ndikon direkt në xhepat tanë. Nëse më parë një mbushje me 50 litra naftë kushtonte rreth 7500 lekë, tani kushton rreth 13.000 lekë.

E në këtë situatë, kur shteti po kontrollon çmimet me një bord me kompanitë ologarke të karburanteve, lind nevoja të shpëtojmë vetë çfarë të mundim, sidomos për faktin se këto çmime as që ka shanse të ulen më.

Ndaj shoferët po kërkojnë dëshpërimisht mënyra për të minimizuar koston e transportit të tyre.

Noa.al ju sjell më poshtë "sekretet" për të djegur më pak karburant, të përftuara nga përvoja e shoferëve në Shqipëri, me disa prej të cilëve redaksia ka kontaktuar.

Një kusht themelor sigurisht për kursimin e karburantit është para së gjithash mirëmbajtja e duhur e makinës.

Përtej kësaj, megjithatë, ka sekrete të tjera, si p.sh.:

-Përdorni shpejtësi deri në 95 km në orë dhe në autostrada. Kur ju përdorni marshin e pestë, ai kursen shumë karburant nëse menaxhoni shpejtësi midis 70 deri 90 km në orë. Xhirot e motorit bien ndjeshëm në këtë marsh dhe në këtë limit shpejtësie dhe kursehet bindshëm.

-Nos mbani peshë të panevojshme. Nuk duhet të ketë peshë të panevojshme në makinë, sepse kjo automatikisht do të thotë më shumë energji lëvizëse.

-Gomat duhet të jenë të duhurat dhe po ashtu, presioni i duhur i ajrit. Jo goma të gjera dhe duhet të kenë gjithmonë presionin e saktë të ajrit të specifikuar nga prodhuesi.

-Vozitja me dritare të hapura. Muajt ​​e verës mund të kërkojnë përdorimin e ajrit të kondicionuar, por kjo shkakton më shumë konsum të karburantit. Ndaj aty ku rrugët janë qytetëse ose ndër urbane, hapni xhamat për freskim.

– Parkim mbrapa. Duhet të dini se duhen bërë më pak manovra me një motor të ftohtë. Një motor i ftohtë, derisa të arrijë temperaturën e tij ideale, mund të konsumojë deri në 50% më shumë karburant. /noa.al