Transmetuar më 26-06-2022, 23:54

ITALI- Aksident tragjik në Itali me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Nga ky aksident humbi jetën edhe një e re shqiptare.

Aksidenti fatal u shkaktua nga një Volvo SUV i cili udhëtoi 5 kilometra të autostradës Milano-Genova në drejtimin e gabuar, duke marrë korsinë e gabuar në kabinën e pagesës Casei Gerola.

Makinën e drejtonte Giuseppe Maria Garavaglia, 46 vjeç, banues në Novate Milanese, i cili humbi jetën nga aksidenti së bashku me 35-vjeçaren shqiptare Matilda Hidri. Shqiptarja po kthehej në shtëpi në Genova kur Volvo goditi me kokë BMW-në e saj.

Përplasja ndodhi pranë komunës Silvano Pietra, në provincën e Pavias. Përplasja ishte e dhunshme.

Në vendngjarje ka ndërhyrë personeli shëndetësor, duke konstatuar vdekjen e dy viktimave dhe transportimin e tre të plagosurve në spital.

Tre të plagosurit e tjerë udhëtonin me një Golf pas makinës së Matilda Hidrit.

Një hetim po kryhet për rastin në fjalë. Burimi:  virgilio.it