Transmetuar më 27-06-2022, 06:40

Kohë pushimi për lojtarët, pritje për rifillimin e stërvitjeve me klubet e tyre dhe një mundësi për të kaluar kohë me miqtë e vjetër, ashtu si Messi dhe Suarez.

Dy ish-shokët sulmues të Barcelonës në fakt po rikuperojnë energjitë e tyre në Ibizia, në shoqërinë e bashkëshorteve Antonela Roccuzzo dhe Sofia Balbi.

Po kështu, me ta po i kalon pushimet edhe një tjetër ish-azulgrana; Cesc Fabregas, së bashku me gjysmën e tij më të mirë. Argëtim për çiftet, që u takuan në një klub të njohur të ishullit për të festuar 35-vjetorin e yllit argjentinas, më pas filloi koha e dremitjes, sidomos për "Pleshtin".

Për ta përjetësuar fenomenin argjentinas në momentin e gjumit në divan mendoi Luis Suarez. Uruguajani ka publikuar një imazh "qesharak" në Instagram. Suarez ka fotografuar Messin në divan dhe e ka ngacmuar me këtë mbishkrim: "A je i përgjumur bebi? Është ora 18:09, zgjohu mik".