Transmetuar më 27-06-2022, 09:31

Më 28 maj 2017, një futbollist i ri i të rinjve të Romës, Mattia Almaviva, mori shiritin e fundit të Francesco Tottit si kapiten verdhekuq, i cili la futbollin dhe Romën e tij atë ditë.

Një lamtumirë që askush nuk mund ta harrojë. Almaviva, për këtë arsye, ndryshoi statusin. Ishte vetëm 11 vjeç dhe po e ndiqnin me përshëndetje. Tani, ai fëmijë është bërë adoleshent dhe ka fituar titullin me U-16 të Romës.

Që nga ajo ditë, Almaviva dhe Totti gjetën njëri-tjetrin, sepse futbollisti i ri hyri në agjencinë menaxheriale të ish-kapitenit verdhekuq, i cili ndoshta u kujtua kur i dha shiritin pas Roma-Genova dhe e dëgjoi të thoshte:

“Do të doja të bëja si ty, të qëndroja gjithë karrierën te Roma". Mbi të ardhmen nuk ka siguri, sidomos në futboll, por Almaviva ka një aureolë të veçantë, ndryshe nga të gjithë të tjerët, falë shiritit që mori direkt nga Totti, në lamtumirën e këtij të fundit nga futbolli.

Edhe Totti fitoi një kampionat me të rinjte e Romës, me U-17. Almaviva ia doli më përpara (me U-16), por Totti në moshën e të riut Mattia ishte gati të debutonte në Serie A.

Madje e bëri me Boskovin në Brescia-Roma. Kush e di nëse nuk ndodh kjo edhe me Almaviva, në ekipin e parë, të drejtuar nga Mourinho…