Transmetuar më 28-06-2022, 08:16

Vieira bëri 307 paraqitje në Premier League për Arsenalin nga viti 1996 deri më 2005, duke fituar tre tituj dhe katër "FA Cup". Ai u bë pjesë e rivalitetit më të madh në futbollin anglez të fillimit të shekullit. Ai me Roy Keane.

Për të rifreskuar kujtimin e trajnerit të Crystal Palace është përkujdesur "BT Sport", që i ka sjellë në vëmendje ish-mesfushorit fanellën e kolegut të tij të Manchester United. Reagimi ishte elokuent. Vieira futi duart në xhepa, buzëqeshi, duke refuzuar me shaka të prekë "16"-in e Keane.

Rivaliteti midis Vieira dhe Keane midis fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000 është një nga më ikonikët, madje përfaqëson luftën për epërsi midis klubit të Londrës së Veriut dhe "Djajve të Kuq".

“I futa duart në xhepa. Nuk dua ta prek atë këmishë. Seriozisht, që në minutën e parë të ndeshjes së parë që kam luajtur kundër Manchester United, e kuptova se do të kishim luftë për çdo top. Më pëlqente të përballesha me Roy dhe Manchester United.

Kam respekt të jashtëzakonshëm për Keane si lojtar dhe kapiten. Si dhe personalitetin e tij. Ai kishte një lidership të lindur, i shtynte shokët e tij të jepnin gjithçka. Mes nesh kishte një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje, edhe sepse unë isha shumë më i fortë se ai”.