Transmetuar më 27-06-2022, 15:03

Berat- Aksident tragjik në Berat. Nëna dhe vajza humbin jetën ndërsa mjeti i drejtuar prej saj ra nga ura në lumë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

Klaudia Xhaferraj , duke drejtuar mjetin tip “Benz", ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe djali i saj rreth 6 vjeç.

Banorët e zonës dhanë ndihmën e parë që arritën të nxjerrin të gjallë të miturën duke thyer xhamin e makinës që ra në lumë, por fatkeqësisht vogëlushinuk ka mundur dot të mbijetojë.

Disa minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë.

Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin duke rënë në lumin e Osumit.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.