Transmetuar më 27-06-2022, 15:30

Mësohen detaje prekëse nga ngjarja targjike që ndodhi sot në Berat, ku nënë e bir humbën jetën, ndësa makina ra nga ura në lumë.

Mësohet se djali 6-vjeç ka pasur vigon në krah dhe dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Në një moment humbje kontrolli, mjeti ka shembur barrierat mbrojtëse të urës dhe ka rënë nga disa metra lartësi në lumë.

Banorë të rastësishëm kanë dhënë ndihmën e parë duke nxjerrë të gjallë të miturin nga makina, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa Klaudia Xhaferraj, nëna e vogëlushit, është nxjerrë e vdekur prej makinës pas rreth 15 minutash.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.noa.al