Transmetuar më 27-06-2022, 18:47

Kukës- Policia e Kukësit ka bërë me dije se kanë nisur hetimet pas helmimit të disa qytetarëve nga uji i pijshëm në fshatin Shtiqen.

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka pasur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave përgjegjës. (noa.al/M.D)