Transmetuar më 27-06-2022, 19:27

Kosovë- Pas BBV Albania do të startojë edhe “Big Brother VIP Kosova”.

Mësohet se BBV Kosova e nis edicionin e tij të parë këtë vjeshtë.

Dhe natyrshëm interesi publik është se cilët do të jenë banorët, prezantuesi apo opionionistët?

Më në fund është zbuluar zyrtarisht se prezantuesi do të jetë, Alaudin Hamiti.

Ky i fundit është bërë i njohur për publikun përmes emisionit “NIN”, ku ka ftuar gjithmonë emrat më në zë të shtypit rozë, nga Dafina Zeqiri, Kidda deri te Ledri Vula. Ende nuk ka emra të fiksuar zyrtarisht, por mësohet se interesi i VIP-ave kosovarë mbetet i madh. noa.al