Transmetuar më 27-06-2022, 22:07

Berat- Kanë dalë pamjet që tregojnë parakalimin e gabuar të mjetit që më pas ra në lumë dhe ku humbën jetën Klaudja Xhaferaj 25 vjeçe dhe djali i saj 6-vjeç.

Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidenti është futur në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur një kamion. Në këtë moment shoferja ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke rënë nga lartësia në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”. Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.