Transmetuar më 28-06-2022, 02:09

Johnny Depp: Disney përgatit një ofertë prej 301 milionë dollarësh për ta rikthyer në Piratët e Karaibeve

Rreth katër vjet pasi iu hoq ekskluziviteti i Pirates of the Caribbean, Johnny Depp është në bisedime me Disney për rikthimin në rolin e tij të dashur Jack Sparrow.

Kompania e prodhimit të filmave ka ofruar 301 milionë dollarë vetëm për aktorin që të rikthehet me një film të ri të sagës së famshme.

Bashkëpunimi i aktorit amerikan me kompaninë e filmit u ndërpre pas akuzave të Amber Heard ndaj tij.

Atëherë ai deklaroi se nuk do rikthehej në kinema as për 300 milionë dollarë. Dhe oferta që mori është 1 milion më shumë.

Kështu aktori 59-vjeçar do të veshë sërish kostumin e piratit legjendar, raporton noa.al. Marrëveshja thotë se Johnny Depp do të kthehet si Jack Sparrow në Pirates of the Caribbean 6.

Aktori amerikan i është përgjigjur pozitivisht ofertës. /noa.al