Transmetuar më 02-07-2022, 09:15

Nga Ilir Kadia

Pse flamuri i Shqipërisë mbi supet e Kampiones Luiza Gega valëvitet më hijshëm dhe medalja e artë ndrit më shkëlqyeshëm në gjoksin e saj se te kampioni Abakarov flamuri shqiptar dhe medalja e artë?

Sepse Luiza këndoi me shpirt fjalët e hymnit tonë, ndërsa Abakarov kafshoi medaljen e artë kur luhej himni, siç bëjnë tregtarët e arit, kur ai u bie në dorë për të parë mos është falso! Në një farë mënyrë Shqipëria ia bleu atë medalje Çeçenisë teksa pagoi Abakarovin të ndeshej në tapet për Shqipërinë! Ndaj!

Ndërsa Luiza Gega ka 30 e më shumë vite që atij flamuri ia shton ngjyrën e kuqe me gjakun e saj shqiptar. Se vetëm ajo e di ç’do të thotë të marrësh medalje të artë duke u stërvitur në stadiume pa pistë atletike, të shpërblehesh pak në para, por shumë, shumë, shumë me dashurinë e mirënjohjen e njerëzve të një gjaku!

E njoh nga afër Luizën dhe krenohem me shpirt për të Artën tonë!