Transmetuar më 03-07-2022, 22:21

Athinë- Dalin emrat dhe fotot e dy kundërshtarëve që mbetën të vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugët e Athinës duke terrorizuar banorët dhe policinë. Ata janë Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj, përkatësisht 48 dhe 46 vjeç. Tefit ka lindur më 16.01.1974 dhe është me origjinë nga Korça ndërsa rivali i tij, Armando Lamaj ka lindur në Vlorë. Tefi është identifikuar edhe ai Adil Tefa, ndërsa Lamaj si Gëzim A., që mund të kenë qenë identitetet që sqhiptarët përdornin në Greqi. Jani T dyshohet se është 23-vjeçari, i cili ndërroi jetë pasi u tërhoq zvarrë nga mjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga një grua, e cila sipas mediave ka qenë ish-e dashura e viktimës dhe është vënë në pranga.

Dinamika e krimit të përgjakshëm

Adil Tefa, Jani T, Gëzim A., janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri (Jani T) dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.

Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektiët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.