Transmetuar më 05-07-2022, 18:42

Norvegji- Dogji librin e shenjtë, përplaset me makinë.

Janë publikuar pamjet kur një makinë që mbante liderin e një grupi norvegjez anti-islamik u përplas nga rruga pak minuta pasi ai dogji Kuranin jashtë një xhamie.

Sipas DailyMail,  Lars Thorsen, udhëheqësi i grupit provokator Stop islamizimit të Norvegjisë (SIAN), po udhëtonte drejt kryeqytetit Oslo të shtunën rreth orës 15:00 kur ndodhi sulmi.

Pamjet e marra nga aktivistët kundër imigracionit nga Alternativ Media në makinën prapa tregojnë një Mercedes B-Class gri që përplas xhipin e stilit ushtarak të Thorsen, duke e rrotulluar atë jashtë rruge.

Pesë pasagjerë të xhipit, përfshirë Thorsen, pësuan lëndime.

Shoferi i Mercedesit dhe një pasagjer, të dyja femra, janë arrestuar dhe akuzohen për shkaktimin ose bashkëpunimin në lëndime të rënda trupore. Policia thotë se shoferja dhe pasagjerja e saj kanë qenë të pranishme disa minuta para përplasjes, ndërsa Thorsen dhe mbështetësit e tij dogjën kopjet e Kuranit jashtë një xhamie në periferi të Oslos, Mortensrud.

Thorsen dhe shoqëruesit e tij kishin djegur disa kopje të librit të shenjtë në zonat ku jetonin një numër i madh myslimanësh, përpara se të niseshin për në xhami.

Policia thotë se përleshjet shpërthyen midis besimtarëve dhe grupit të Thorsen, të cilët bërtisnin me fjalë të turpshme ndaj turmës. Protestuesit e SIAN më pas hipën në xhip dhe u larguan, të ndjekur nga një grup personash nga Alternativ Media.

Policia ka arrestuar pak kohë më vonë drejtuesen e mjetit dhe më pas e ka akuzuar për lëndim të rëndë trupor. Pasagjerja e saj u arrestua të nesërmen dhe gjithashtu u akuzua si bashkëpunëtore.