Transmetuar më 06-07-2022, 12:16

Tiranë- Arrestohet Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini.

Ai ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksionit të Krimit Ekonomik.

Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

Sipas informacioneve, deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Sipas informacioneve janë tetë të ndaluar, ndërsa operacioni vijon ende.

Nuk është hera e parë e zbulimit të këtij skandal në vendin tonë, ku bëhet pazar me vdekjen.