Transmetuar më 06-07-2022, 13:17

Një nga personazhet e dashura të show-bizz-it dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale është Aleksia Peleshi. Ajo ka pasur një lidhje me aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj. Lidhja e tyre bëri shumë bujë kur ata konfirmuan romancën e tyre.

Ata u munduan që ta mbanin sa më larg syrit të publikut, duke mos postuar foto apo video në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.

E teksa dukshin mjaft të dashuruar, erdhi lajmi se ata i kishin dhënë fund lidhjes kaq shumë të komentuar.

Së fundmi, Aleksia ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në “Instagram”, ku ka marrë pyetje dhe komente të ndryshme.

“Mjerë ai që të ka humbur, lum ai që do të gjejë ty mi”, i ka shkruar një ndjekës vajzës së Niko Peleshit.

Aleksia me humor i ka kthyer përgjigje: “Unë them mjerë ai që do më gjejë se nerva duhet me pas”.