Transmetuar më 06-07-2022, 14:30

Tiranë- Pas publikimit të videos për rrahjen e BMT, reagon reperi Stresi.

Ai ka deklaruar se as që e ka prekur kundërshtarin e tij. Në një lidhje ‘live’, Stresi ka theksuar se i ka shumë inat kërcënimet.

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’. Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, thotë Stresi, raporton Telegrafi.

Reperi i njohur nuk e ka lënë me kaq, pasi ka thënë edhe dy fjalë për autoritetet.

“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe ‘do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, përfundoi Stresi.