Transmetuar më 06-07-2022, 14:28

Klubi i Juventusit është gati të mirëpresë Di Maria dhe Pogba. Të dy i kanë planifikuar ekzaminimet mjekësore përkatëse për këtë fundjavë, pastaj nënshkrimet e kontratave.

Pra, do të jetë një fundjavë e nxehtë futbolli në Torino. Shumë nxehtë, me të vërtetë. Sepse në ditët e ardhshme Angel Di Maria dhe Paul Pogba do të bëhen zyrtarisht dy lojtarë të “Zonjës së Vjetër”, të gatshëm për t’i dhënë një hop cilësor, dhe çfarë cilësie, skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Klubi i Juventusit tashmë ka arritur marrëveshje të plotë me dy lojtarët. Për francezin është rikthim, për argjentinasin, pas largimit nga PSG, do të jetë një aventurë e re. Edhe detajet e fundit janë :kopsitur” tashmë.

Siç u përmend, është koha për të hedhur firmat në kontratë, sipas marrëveshjeve përkatëse. Për këtë arsye, kontrollet mjekësore të Di Maria janë caktuar për të premten, më 8 korrik, ndërsa të shtunën, më 9 korrik, do të jetë radha e Pogba.

Lajmi i madh për Allegrin, i cili do të ketë në dispozicion dy përforcime të rëndësishme, me Juventusin që do të kërkojë kthimin te tituli patjetër. Në pritje të lajmeve nga pista e Zaniolo, dy përforcimet e tjera, Di Maria dhe Pogba, janë realitet. Dy pika referuese te bardhezinjtë për sezonin e ri.