Transmetuar më 06-07-2022, 18:13

Tiranë- Moderatorja e njohur, Bora Zemani, është ndër më të përfolurat e momentit. Ajo komentohet pafund jo vetëm për jetën e saj private, por edhe për pamjen e jashtme.

Moderatorja Engjëllusha Cakaj ka marrë vëmendjen së fundmi për shkak të ngjashmërisë së madhe me Bora Zemanin.

Dy vajzat kanë një ngjashmëri të madhe mes njëra-tjetrës që nga tiparet e fytyrës si sytë, buzët apo vetullat dhe deri te flokët.

Ëngjëllusha ka marrë komente të shumta për ngjashmërinë me Borën e madje i quajnë identike.

Më herët, edhe ish konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, është përfolur se ka ngjashmëri të madhe me moderatoren.