Transmetuar më 06-07-2022, 18:33

Tiranë- Dy orë pritet të zgjasë protesta e ditës së nesërme e thirru nga ish kryeministri Sali Berisha. Partia Demokratike ka dorëzuar në polici kërkesën për lejen e protestës që do të nisë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen në terren 1200 forca policie dhe se mënyra e organizimit të tyre do të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.

Të nesërmen protestohet për gjendjen ekonomike dhe politike ku ndodhet vendi, ku pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Në të gjitha tryezat e organizuara gjatë ditëve të fundit me përfaqësues të shoqërisë civile, Berisha ka deklaruar se protestat ishin e vetmja formë që mund të sillte rrëzimin e Ramës nga pushteti. (noa.al/M.D)