Transmetuar më 06-07-2022, 21:54

Afrika e Jugut- Një ngjarje tragjike ndodhi pak ditë më parë në një klub nate në Afrikën e Jugut.

Tashmë kanë dalë edhe të dhënat e para zyrtare lidhur me shkakun. Përhapja e një gazi helmues teksa dyert ishin të gjitha të mbyllura dyshohet të jetë arsyeja e vdekjes së 21 adoleshentëve.

Ata ndodheshin brenda një dhome private të një klubi nate, ku kishin shkuar për të festuar përfundimin e sezonit të provimeve.

Autorët gjetën 17 të vdekur dhe 3 persona në gjendje të rëndë, të gjitha nga mosha 13 deri në 17 vjeç, ndërsa në trupin e tyre nuk kishte asnjë shenjë dhune. Hetimet kanë zbuluar se nga tubat e ajrimit mund të jetë përhapu një gaz helmues, i cili i ka mbytur adoleshentët për shkak se të gjitha daljet e dhomës ishin të mbyllura. Deri më tani nuk ka shenja nga autorët apo dhe ndo një të arrestuar.