Transmetuar më 06-07-2022, 22:14

“A ekzistojnë alienët?” Kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha të njerëzimit që ende nuk ka marrë një përgjigje Përfundimtare.

Ekzistojnë dhjetëra teori sipas të cilave ata ndodhen në Univers, që na shohin dhe vizitojnë, madje që ndodhen edhe mes nesh.

Anna Whity, ekspertja e jetës jashtëtokësore, pretendon se alientët kanë jetuar prej mijëra vjetësh në detet dhe oqeanet e tokës për t’u mbrojtur dhe për të mos u gjetur nga njerëzit. Ekspertja e bazon deklaratën e saj në dëshminë e dhënë nga Dr Shirley Wright, një ish kolege e Albert Ajnshtajnit, e cila tha se kishte intervistuar alienët e gjetur në vendin e rrëzimit të mjetit fluturues misterioz, në Roswell në 1947.

Në Roswell, u gjet një mjet i pazakontë fluturues i ngjashëm me një disk, i cili thuhet se i përkiste alienëve. Ajo shton se njerëzit u kanë bërë gjëra të këqija alienove dhe për këtë arsye ata janë fshehur për të mos u gjetur më.