Transmetuar më 06-07-2022, 23:27

TIRANË- Pushimet dhe çmimet janë tema e ditës. Moderatorja Armina Mevlani, në studion e “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej për shtrenjtimin e pushimeve këtë verë, tha se edhe ajo e ka ndjerë krizën.

Në fjalën e saj, Armina tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.

Prandaj ndoshta ajo zgjedh resortet jashtë vendit…