Transmetuar më 25-07-2022, 10:01

SHBA- Ylli i popit Jennifer Lopez ka "tronditur" rrjeti teksa ka pozuar topless për të proonuar produktin e saj të ri në 53-vjetorin e lindjes.

Sipas mediave të huaja, Lopez festoi dje ditëlindjen dhe shënoi festën e saj personale duke lançuar linjën e re "JLo Body" të markës me të njëjtin emër. Në një nga fotot seksi të fushatës së saj, Jen pozon e zhveshur.

"Gjithë këtë kujdes i kushtojmë lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë e neglizhojmë trupin. Ishte e rëndësishme për mua të krijoja një rutinë të kujdesit për trupin që plotësonte nevojat e tij specifike dhe unike, dhe ne filluam me pjesën e pasme. Sot kam ditëlindjen dhe po ju dhuroj një produkt të veçantë”, ka thënë ajo në mesazhin e saj.

Jennifer lansoi linjën e saj të re ndërsa ishte në Paris për të festuar muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj Ben Affleck. Çifti u martuan në një ceremoni të vogël surprizë në Las Vegas më 16 korrik. Duke folur për JLo Body, aktorja tha për “People” se Beni preferon të shohë bukurinë e saj natyrale, pa flokë të rregulluar, pa grim, vetvetja.

Jennifer ka reflektuar gjithashtu se si po plaket ku tha se është në moshën që është, por ndihet mahnitëse dhe më e lumtur se kurrë. i tha ajo të njëjtit burim.

Kjo nuk është hera e parë që J.Lo ka pozuar nudo. Në vitin 2020, ajo u shfaq nudo në foton zyrtare të kopertinës së këngës së saj ‘In the Morning’.