Transmetuar më 30-07-2022, 18:10

Tiranë- Ndërsa shënohet kulmi i sezonit veror, janë rritur infektimet dhe vdekjet nga Covid në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1019 qytetarë të infektuar nga 2260 testime të kryera.

Fatkeqësisht në orët e fundit, dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë.

Sipas të dhënave, janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2260 testime, 1019 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 1159 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1019 qytetarë, në këto bashki: 335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh. Janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 71 vjeç. Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2022) Raste të reja ditore 1019 Të shëruar në 24 orë 1159 Të shtruar në spitale 27 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2260

Testime totale 1,916,587 Raste pozitive 311,381 Raste të shëruara 299,258 Raste Aktive 8,580 Humbje jete 3,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,695 Fier 686 Durrës 679 Vlorë 454 Elbasan 397 Shkodër 347 Berat 317 Korçë 315 Lezhë 267 Gjirokastër 216 Dibër 129 Kukës 78