Transmetuar më 01-08-2022, 22:14

Serbi- Çështja e Kosovës fut në sherr dy politikanë serbë të cilët rrihen me njëri-tjetrin si fëmijë.

Dy këshilltarë komunalë në Apatin të Serbisë, Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, dhe Millorad Mrgja, kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë rrahur në qendër të qytetit, ku shumë qytetarë të habitur shikonin të shokuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, rrahja erdhi si pasojë e mospajtimit rreth çështjes së Kosovës.

Deri tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa një person i tretë ndërhyn për të qetësuar situatën.

Ajo çfarë ka habitur me shumë opinionin publik në Serbi është mosha e tyre dhe guximi për t’u rrahur si fëmijë në qendër të qytetit.