Transmetuar më 09-08-2022, 15:19

PRISHTINË- Qëllon 13 herë djalin e hallës për ta vrarë, por nuk ka mundur dot.

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme rreth orës 07:50 në Prishtinë, ku një i ri ka qëlluar me armë drejt djalit të hallës së tij.

Ka qenë nëna e djalit ajo që e ka bërë denoncimin në Polici ku ka treguar se i biri posedon një armë dhe se ka qëlluar mbi kushërrin e tij i cili fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve, shkruajnë mediat në Kosovë.

Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit.