Transmetuar më 11-08-2022, 11:00

Prishtinë- Plagoset Vali Korleone.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Mësohet se ndaj Princ Valentino Corleone është qëlluar disa herë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë pistoletë dhe 40 gëzhoja.

Ndërsa në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua rreth moshës 22 vjeç, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.

Sipas Drejtorisë Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, në orët e para të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e gatshme policore. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

‘Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit. Një armë pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë’, citohet në njoftimin e policisë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të ngrihet akuza për ‘Vrasje në tentativë’.

Policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat e ngjarjes.