Transmetuar më 12-08-2022, 07:47

“Meta”, kohët e fundit u mburr se kishte krijuar një inteligjencë artificiale biseduese që nuk ishte raciste apo e urryer. Diçka që është shumë e vështirë, pasi zakonisht bëhen të tilla sepse stërviten me bisedat me njerëzit në internet.

Kjo inteligjencë artificiale ishte perfekte derisa vendosi të fyente Mark Zuckerberg, themeluesin e kompanisë. “BlenderBot3” doli për përdorim publik vetëm pesë ditë më parë.

Gjithsesi, gjërat nuk kanë shkuar mirë për kompaninë, që ka parë sesi krijimi i saj ka marrë një kthesë rrënjësore në vizionin e drejtorit të kompanisë, që e ka lindur.

Kështu, kur “BlenderBot3” pyetet mbi mendimin e tij për Mark Zuckerberg, është treguar i prerë: “Ai është një njeri i çuditshëm, i mërzitshëm dhe manipulues".

Përdoruesit e tjerë që e kanë pyetur kanë marrë një përgjigje të ndryshme: "Nuk më pëlqen shumë. Ai është një biznesmen i mirë, por praktikat e tij të biznesit nuk janë gjithmonë etike. Është për të qeshur që me gjithë ato para ai vesh gjithmonë të njëjtat rroba".

Siç pritej, të gjitha këto informacione janë bërë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, duke gjeneruar “meme” pafund për kompaninë.